Rahoveci e bën Hardhfestin, mund ta organizojë edhe Sunny Hill (VIDEO)
Është e sigurt që “Sunny Hill” iku në Tiranë. Por, kosovarët ende po mbajnë shpresa se festivali mund të kthehet, aty ku e ka vendin.
Për këtë u kujdes edhe një asambleist nga Rahoveci , që i bëri ftesë publike kryetarit Smajl Latifi, që organizimi i tij të bëhet në Krushë të Madhe.
Bile, Sejfullah Sejfullahu e gjeti edhe tokën. Ai është fort i sigurt se festivali nuk do dështonte, meqë krushianët kanë përvojë në organizime të tilla.