Rahoveci e shkarkon trajnerin menjëherë pas humbjes nga Suhareka nga 2:0 në 2:3
KF Rahoveci e ka shkarkuar trajnerin Granit Dervisholli.
Kjo u bë e ditur nga klubi rahovecian përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook
Krejt kjo erdhi pas humbjes 2:3 nga Suhareka, ndeshje në të cilën Rahoveci avancoi 2:0, për t’u përmbysur më pas.
“Ndërprerje bashkëpunimi me trajnerin Granit Dervisholli Klubi ka mbajtur një mbledhje urgjente pas humbjes nga Suhareka dhe ka arritur konludimin se rezultatet në 5 javë të fundit nuk kanë qenë ato të pritura. Falënderojmë teknikun për kontributin e tij të pashoq, sportiv e njerëzor, me shpresën se në vijim do t’i prijë e mbara, kudo që shkon”, thuhej në njoftim./GE
Lexo edhe:
Lamtumirë Superligë! Liria zyrtarisht rikthehet në rangun e dytë të futbollit