03-07-2022

Raporti rreth COVID 19, shifra interesante

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.829 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 502 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947.

Në total numri i rasteve aktive është 213.

 

Asnjë koment

Comments are closed.