Rastet e sotme pozitive me Covid-19 në Kosovë

Të dielën në vendin tonë janë regjistruar gjashtë raste të reja me Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, numri i rasteve të reja është shënuar nga testimi i 1,514 personave të dyshuar për koronavirus, derisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 335.