24-11-2024

Reagon AAK: Keqpërdorimi i parasë publike nga Komuna e Prizrenit me Aneks Kontrata merr përmasa serioze

AAK dega në Prizren ka reaguar përmes ‘Facebookut’ për keqpërdorimet e parasë publike në Prizren përmes Aneks Kontratave.

Në reagimin e saj thuhet: “Keqpërdorimi i parasë publike nga Komuna e Prizrenit përmes Aneks Kontratave tanimë ka marrë përmasa serioze.

Komuna e Prizrenit në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike edhe Etikës Profesionale, po keqpërdorë paranë publike duke lidhur dhjetra Aneks Kontrata të cilat tejkalojnë vlerën 200 mijë Euro.

Si ka mundësi që punët të cilat duhët të planifikohen paraprakisht, del se duhët të plotësohen gjithmonë me punë shtesë për saktësisht 10% të vlerës së kontratës bazë.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë

Për ata që se dinë, 10% është vlera maksimale e lejuar me ligj për dhënje të punëve shtesë pa ofertë të hapur publike (dmth pa kompani konkuruese, me merrëveshje direkte me kompaninë).”

Asnjë koment

Comments are closed.