Real Madridi fiton ndaj Barcelonës

Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 1-3 Barcelonën në Camp nou të Barcelonës për ta fituar El Clasicon e parë të sezonit të ri. Pjesa e parë përfundoi barazim 1-1, derisa në pjesën e dytë Real Madrid fitoi pasi nga penalltia shënoi Ramos dhe në fund të ndeshjes për rezultat përfundimtar shënon Modric

Real Madridi e ka fituar El Clasicon e parë në La Liga për këtë sezon.

Pjesa e parë e El Clasicos i takoi më shumë Real Madridit të cilët rrezikuan më shumë portën e netos.

Madje, “Los Blancos” arritën të kalojnë qysh herët në epërsi.

Ishte minuta e 5-të kur Benzema bëri një super pasim për Valverde dhe ky i fundit shënoi gol të bukur.

Por, kjo epërsi e Real Madridit nuk zgjati fort, pasi që Jordi Alba shërbehet për mrekulli nga De Jong kurse pas një depërtimi të mirë të tij në krahun e majtë, ai shërben Ansu Fatin i cili gjen rrjetën pa problem dhe barazon rezultatin në minutën e 9-të.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat nuk arritën të bënin shumë nga loja dhe ajo përfundoi barazim 1-1.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Barcelonën, por ishin prapë Real Madrid që kaluan në epërsi. Kjo pasi që VAR akordoi një penallti në minutën e 63-të të cilën në gol e shndërroi Sergio Ramos.

Pas golit ishin Barcelona që dominuan por pa rezultat, derisa në minutën e 85-të ishte Ramos që rrezikoi seriozisht portën e Barcelonës.

Neto do të gabonte në minutën e 91-të te ndeshjes dhe këtë do ta shfrytëzonte Luka Modric, i cili pasi kalon disa lojtarë shënon golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, Real Madrid është në vendin e parë me 13 pikë, derisa Barcelona është në vendin e 10 me 7 pikë, edhe pse ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /GazetaExpress/