07-10-2024

Rishqyrtohen subvencionet e Drejtorisë së Kulturës dhe Rinisë në Prizren

Organet komunale të Prizrenit i kanë vlerësuar si të bazuara ankesat, lidhur me propozimin e parë për ndarje të subvencioneve për kulturë dhe sport dhe kështu pas rishqyrtimit të tij kanë dalë me propozim të ri.

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi të publikuar në uebfaqen e saj ka bërë të ditur se është rishqyrtuar ndarja e subvencioneve nga DKRS-ja, dhe se sërish do të pranohen ankesat eventuale nga aplikuesit të pakënaqur, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas ankesave të parashtruara për propozimin e parë për ndarje të subvencioneve për kulturë dhe sport, DKRS-ja i ka vlerësuar ato si të arsyeshme dhe ka bërë rishqyrtimin për propozimin e ri.

Në propozimin e ri, në bazë të vlerësimit të komisionit të përzgjedhur, janë ndarë subvencione me shumë prej 70.500 eurosh në kulturë dhe 64.000 euro në sport.

Asnjë koment

Comments are closed.