25-04-2024

Rita Ora konfirmon martesën me regjisorin e njohur: ‘Jam shumë e dashuruar’ (FOTO)

Rita Ora, ka folur për herë të parë për martesën e saj me Taiki Waititi. Ata u martuan fshehurazi në fillim të kësaj vere.

31-vjeçarja këmbëngul se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin 47-vjeçar. Madje ajo ka zbuluar se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i pop-it ka treguar se është frymëzuar nga martesa e prindërve të saj, Vera dhe Besnik, të cilët janë më shumë se 30 vite bashkë.

Ajo tha në podkasitn “Jaime Wintstone’s Greates Night Ever”: “Jam e dashuruar. Jam shumë e dashuruar. Jam e dashuruar, jam e dashuruar, amen!”.

“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në dashuri dhe jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën. Prindërit e mi kanë qenë së bashku më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur”, ka shtuar këngëtarja me famë botërore.

Rita është martuar me regjisorin e njohur në një ceremoni intime në gusht të këtij viti, në Londër. Në atë kohë, ylli i muzikës zbuloi se kishte ndryshuar mbiemrin, që do të thotë se ajo tani do të njihet se Zonja Waititi-Ora.

Asnjë koment

Comments are closed.