19-04-2024

Ronaldo “120 për qind” i gatshëm për Liverpoolin

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madridit,  do të jetë plotësisht i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ka thënë menaxheri Zinedine Zidane.

33-vjeçari, ka munguar që prej “Clasicos” ndaj Barcelonës, por sot mund të paraqitet kundër Villarrealit.

“Tani është i gatshëm 120 për qind. Ai është mirë. Nëse Cristiano është 120 për qind, kjo është në rregull për mua”, ka thënë Zidane.

Asnjë koment

Comments are closed.