24-11-2024

Rrahin babën shkaku i mosmarrëveshjes me djalin, paraburgim dy personave

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurve me iniciale A. D  nga Korisha e Prizrenit dhe M. H nga fshati Kuk Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor

 

Në akuzën e PTH-së, ndër tjera thuhet se me datën 15.06.2018, rrethe orës 15.40 minuta të pandehurit dyshohen se i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor me mjetet e rrezikshme dhe atë për shkak se djali i të dëmtuarit kishte pasur mosmarrëveshje para këtij rasti me të pandehurin me iniciale D.H.

 

Për këtë arsye, i dëmtuari me iniciale H.B. ishte nisur që të lajmëronte rastin në stacioni policor, por  derisa ishte duke ecur rrugës, të pandehurit me iniciale D.H. me veturën e tij, së bashku me të pandehurin A.D. i dalin përpara e pastaj edhe i pandehuri M.H. me veturën e tij del përpara të dëmtuarit dhe pasi ndalen që të tre, ia hapin derën veturës së të dëmtuarit  dhe e sulmojnë duke e goditur.

 

Sipas përshkrimit ata e kishin sulmuar me grusht e shkop druri, ndërsa i pandehuri me iniciale D.H. edhe me një brisk, të cilin e gjen në veturën e të dëmtuarit, pra rrethana këto që tregojnë qartë rrezikun e të pandehurve, që siç është thënë po të gjenden në liri, mund të përsërisin veprën penale.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.