Rrahje mes tre personash në Prizren, një i lënduar rëndë
Një person është lënduar rëndë pas një rrahje që ka ndodhur mes tre personash në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20, te Sheshi i Lidhjes.
“Janë arrestuar tre meshkuj K/shqiptar pas të njëjtit janë rrahur mes vete, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë tretman mjekësor”, njoftoi PK.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/