Rrahje në Prizren, një person i lënduar
Një person është lënduar në Prizren, pas sulmit fizik nga disa të dyshuar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se inicidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte viktima me të dyshuarit.
“Rr. Nazim Buduri, Prizren 22.03.2023 – 20:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj kosovarë. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte viktima me të dyshuarit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të lehta. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.