24-04-2024

Rreth 2.800 euro i dhurohen SOS Fshatrave të Fëmijëve nga gjimnazi “Loyola”

Përfaqësues të gjimnazit “Loyola” nga Prizreni i kanë dorëzuar SOS Fshatrave të Fëmijëve në Prishtinë çekun në vlerë 2805.85 euro, mjete këto të grumbulluara përmes veprimtarive kulturore e sportive më 9 maj, në kuadër të krosit tradicional humanitar “Të gjithë së bashku për fëmijët tanë”.

Përveç vrapimit, gjatë kësaj dite është hapur një ekspozitë me punime të nxënësve dhe janë luajtur pjesë të ndryshme koreografike në ambient të hapur.

Po ashtu, nxënësit kanë organizuar shitje ëmbëlsirash e lëngjesh dhe të gjitha mjetet e grumbulluara i janë dedikuar SOS Fshatrave të Fëmijëve. Qytetarët e pranishëm që e ndoqën nga afër këtë aktivitet, e kanë vlerësuar lart idenë që shkolla nuk duhet të jetë vetëm vend ku merret dije, por vend ku të rinjtë, përmes aktiviteteve të ndryshme, përgatiten për jetën, duke mos qëndruar indiferentë ndaj zhvillimeve, për të krijuar ndjenjën e përgjegjësisë dhe solidaritetit me të tjerët të cilët kanë nevojë për ne./Enver Sulaj/

Asnjë koment

Comments are closed.