03-05-2024

Rreth 40 fermerë të Suharekës të dëmtuar nga reshjet e shiut

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Suharekës, së së shpejti pritet të dal më një raport rreth dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe listën e fermerëve të dëmtuar, transmeton  “GazetaePrizrenit.net”.

 

“Janë rreth 40 fermerë të dëmtuar, që janë vizituar nga zyrtarë të kësaj drejtorie, si dhe është kërkuar që të gjithë ata që janë dëmtuar nga reshjet t’i paraqesin dëmet pranë drejtorisë së bujqësisë”.

 

Kështu është njoftuar, sot në Këshillin e drejtorëve të kësaj komunë, në takimin e rregullt javor, në të cilin kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është informuar më detajisht për aktivitetet dhe punët që po kryhen nëpër sektorët komunale.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.