Rruga Suharekë-Prizren: Vetaksident në orët e para të ditës, rrotullohet vetura

Një vetaksident kishte ndodhur në aksin rrugor Suharekë-Prizren në orët e hershme të së premtes.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve një person ka pësuar lëndime të lehta.

Si pasojë e reshjeve të shiut disa aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme, ku një person ka ndërruar jetë pas vetaksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka bërë thirrje për kujde stë shtuar në komunikacion, posaçërisht këtyre ditëve./IndeksOnline/