22-11-2024

Rrugët për suksese në sportin e Prizrenit

Shkruan:  Naif Jahaj

Ngecjet në sportin e Prizrenit nuk duhet kërkuar vetëm tek infrastruktura dhe financat, por edhe tek kuadri i cili punon për vite me radhë në nxjerrjen e sportistëve dhe ndikimi i tyre në organizimin dhe stabilitetin e klubeve.

Sportit prizrenas i mungojnë ose dështuan trajnerët e tipit “Mësues” të cilët përgatisin lojtarë cilësorë për sfida kulminante sportive.

Gjithashtu edhe  jostabiliteti i klubeve len të kuptohet që ky grup i njerëzve nuk i ka njohurit e duhura që të ndikoj ne stabilitetin e tyre.Futbolli është shembulli më i mirë për diskutim meqë edhe është aktualitet tani.

Se trajneri është indikator kyç në stabilitetin e klubit, shembull i freskët dhe besoj edhe bindës për publikun është rasti i selektorit të përfaqësueses së Kosovës i cili e stabilizoi ekipin, bile pa e marr asnjë ndihmës të vetëm.!

Me gjithë respektin për të gjithë ata që punuan me vite, por rezultatet e japin këtë pasqyrë dhe se asnjëherë nuk mund të pretendoni të ju njihet gol nëse keni goditur afër portës ose shtyllën.

Rezultatet e dobëta lidhen edhe me mos nxjerrjen e gjeneratës së re të trajnerëve ,sidomos në futboll ku gjenerata e vjetër ka qenë pengesë për debutimin e të rinjve.

Edhe mungesa e vetëfinancimit është e lidhur me kuadrin gjithsesi, sepse lojërat e mira tërheqin shikues më shumë, marketingu apo reklamimi i biznesit është automatikisht i ndërlidhur me numrin e shikueshmërisë, pastaj përgaditja dhe shitja e lojtarëve etj.. të gjitha këto sjellin vetëfinancim,e që edhe kjo dështoj për 20 radhazi. Këto rezultate negative edhe financimin ia bëjnë barrë shtetit ,respektivisht komunës e cila çdo vit derdhi mjete në sport symbyllur!

Shembulli më i mirë që e vërteton se kuadri (trajneri apo mësuesi) është  faktorë vendimtarë për zhvillimin e sportit dëshmon “xhudoja” ku të gjithë e dimë që kushtet për zhvillimin e këtij sporti janë të përafërta kudo në Republikën e Kosovës, por aty ku është kuadri i mirë siç është Driton Kuka ka suksese të nivelit botërorë.

Kushtet dhe mjetet financiare kudo në Kosovë janë përafërsisht  të ngjashme, prandaj është kuadri (trajneri ose mësuesi), që e bënë diferencën.

Kur ia shtojmë edhe një fakt i cili është shqetësues se mësimdhënës të Edukatës Fizike të cilët janë promotor të sportit, në vitet 1980-2000 ishin rreth 11 me kualifikim superior, d.m.th, fakultet të plot 4-vjeçar ,nga ky fakt e kuptojmë që sportit të Prizrenit i mungonte elementi kyç e që është kuadri i mirëfilltë.

11 apo edhe të ishin 20 mësimdhënës të kualifikuar janë numër i vogël për një qytet si Prizreni për të arrit të ndikojnë në promovimin, masovizimi dhe zhvillimin e sportit. Të gjithë këta ishin të punësuar nëpër shkolla të mesme, vende ku është tepër vonë në identifikimin e talentëve, ndërsa pothuajse shumica fatkeqësisht nuk ishin shfrytëzuar nga klubet, pra ishin lënë anash!

Tani në Prizren është një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve të Edukatës Fizike dhe sportit me kualifikim superior Master, të cilët duhet të merren në konsideratë nga klubet dhe t’u jepet mundësia që të japin njohurit e tyre për ngritjen, stabilitetin dhe zhvillimin e sportit prizrenas.

Pikërisht ky kuadër është i tipit trajner ” Mësues” e që nga shkollimi universitar i njohin ligjshmëritë e procesit mësimor dhe se njohja e këtyre ligjshmërive është garanc për nxjerrjen dhe kalitjen e sportistëve të rijnë kulminant.

Gjithashtu përgatitja e tyre universitare përmirëson edhe në strukturën organizative dhe administrative të klubeve. Këta mësimdhënës janë të sporteve të ndryshme  si:futboll,basketboll,hendboll,volejboll,ski,sporte luftarake etj.. dhe mundë të japin kontribut kudo.

Uroj që ky kuadër të mos anashkalohet sërish!

( Autori është mësimdhënës në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren )

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.