23-11-2024

SBASHK: Nëse nuk përmbushen kërkesat tona deri në tetor, do të hyjmë në grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) paralajmëron Qeverinë e Kosovës dhe Kuvendin se afati i fundit për të përmbushur kërkesat e tyre është muajit tetor i këtij viti.

Në të kundërtën, kryetari i kësaj sindikate paralajmëron grevë të arsimtarëve.

Kjo sindikatë kërkon që Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve 1990/91 e deri në vitin 1998/99 të dërgohet në parlament për lexim të dytë dhe të votohet, por gjithashtu kërkojnë edhe ndryshimin e Projektligjit për Pagat.

Nga koeficienti 1.9, kërkojnë të bëhet 2.7 për mësimdhënësit e shkollave të mesme, 2.5 për ata të shkollave fillore dhe 2.6 për mësimdhënësit e shkollave speciale.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha për kallxo.com se viti shkollor 2018/19 nuk do të fillojë me grevë sepse fillimisht janë të përqendruar në sistemimin e mësimdhënësve sepse siç thotë ai, çdo vit po zvogëlohet numri i nxënësve.

Por pavarësisht kësaj, Jashari thotë se SBASHK-u nuk do të rri e qetë pa u përmbushur kërkesat e tyre.

“Në fillim të vitit të ri shkollor nuk do të ketë greva, pra sa i takon SBASHK-ut viti i ri shkollor do të fillojë pa probleme ngase jemi të interesuar të shohim se si e sa janë sistemuar mësimdhënësit në Kosovë sepse ka frikë se për arsye të rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve mund të krijohen telashe edhe me normat prandaj do t’i shohim nga afër. Si dhe nuk duam që dikush të thotë se SBASHK-u e pengoi fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo kjo nuk do të thotë se kjo qetësi në arsimin e Kosovës do të jetë e tillë”, ka thënë Jashari.

Asnjë koment

Comments are closed.