25-04-2024

Së paku 30 të vdekur e dhjetra të plagosur nga shembja e urës në Indi (VIDEO)

Të paktën 30 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë kur një urë e vendosur në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, u shemb të dielën, thanë dy zyrtarë qeveritarë indianë.

“Ne mund të konfirmojmë se 30 njerëz kanë humbur jetën, shumë janë shpëtuar nga lumi dhe disa janë ende të zhdukur,” tha Amit Jhala, një administrator i lartë në spitalin shtetëror të Indisë, ku ishin dërguar viktimat, përcjell klankosova.tv.

Më shumë se 400 njerëz ishin në urën mbi lumin Machhu në qytetin e Morbi në kohën e shembjes, tha kanali televiziv lokal Zee News.

Asnjë koment

Comments are closed.