02-12-2024

Segmenti Kukës-Morinë hapet i plotë brenda pak ditësh

Për pak ditë, segementi Kukës-Morinë do të hapet i plotë e pajisur me të gjitha elementët e sigurisë rrugore.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e cila ka inspektuar këtë rrugë pak ditë përpara hapjes. Sipas saj, tanimë rruga kombëtare Kukës-Morinë përmbush të gjitha standardet e miratuara.

“Zhvilluam inspektimin e plotë duke lënë porositë e nevojshme pak ditë përpara hapjes për trafik të 7 urave (viadukteve) të ndërtuara tashmë në rrugën kombëtare Kukës – Morinë së bashku me përfundimin e rakordimeve në infrastrukturë, për lidhjen e plotë të rrugës dhe aksesin nga mjetet në të dy drejtimet e saj, duke garantuar sigurinë rrugore dhe standardet e miratuara”, -tha ajo.

Drejtoresha e ARRSH tha po ashtu se kjo e fundit dhe kontraktori po punojnë të organizuar në këtë vepër të cilën Qato e quan madhore, me intensitet të plotë këto ditë me qëllim që rruga të jetë e hapur për përdorimin e mjeteve shumë shpejt/ATSH.

Asnjë koment

Comments are closed.