Sejdiu: S`e di a është koha e duhur për koalicionin e mundshëm LDK-VV
Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh kryetar nderi i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka shfaqur pasigurinë e tij për një koalicion LDK-Vetëvendosje.
Ai, teksa ka folur në “Imazh” te RTK, ka thënë se nuk e di nëse është koha e duhur për një koalicion të tillë.
“Nuk e di se a është ky moment për këto dy subjekte. E di një gjë që për Kosovën realisht karrshi kësaj situate që e kemi të jetë një qasje më e urtë, koalicionet politike mund të ndërtohen, por të jetë diçka që mund të jetë e qëndrueshme në kuptimin kohor me efekte pozitive”.
Ai ka thënë se për LDK-në është e interesit që të gjejë partnerin që përputhet me të në temat themelore.