24-10-2024

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kurban Bajramin (video)

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit Amerikan, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në mbarë botën Kurban Bajramin.

Pompeo ka thënë se kjo është koha e reflektimit dhe lutjes, kur myslimanët në mbarë botën bashkohen me miqtë dhe familjen në frymën e paqes dhe dhembshurisë, transmeton Klan Kosova.

“Gjatë kësaj kohe, pjesëtarët e bashkësisë myslimane gjithashtu kryejnë akte bamirësie dhe sakrifice për ata që janë në nevojë, duke treguar rëndësinë e bujarisë në besimin e tyre.

“Këto veprime të mirësisë shërbejnë si shembull për të gjithë ne”, ka shtuar Pompeo.

Asnjë koment

Comments are closed.