26-04-2024

Shahini: Nëse hiqet akciza një litër naftë mund të shitet 35 cent më lirë

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës.

Sipas tij, kjo do të ndikonte që një litër të shitet më shumë se 35 cent më lirë.

Ai thotë se ka kërkuar që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2% për kurse mazha për shitje me pakicë të jetë rreth 10%.

“Kosova duhet të merr shembuj të mirë të shteteve të ndryshme për tejkalimin e krizës pas shtrenjtimit të energjisë, derivateve dhe të gjitha artikujt ushqimor. AKB-ja i propozon Qeverisë që përkohësisht deri në fund të verës të suspendon akcizën në derivate e cila do të ndihmon më shumë se 35 cent për çdo litër për çdo qytetar pavarësisht a është ai subjekt ekonomik apo subjekt individual”, tha ai./EO

Asnjë koment

Comments are closed.