30-04-2024

Shahini: Për Serbinë më e rëndë është aplikimi i taksës nga Kosova se sa formimi i ushtrisë

“Për Serbinë më e rëndë është aplikimi i taksës nga Kosova se sa formimi i ushtrisë”, kështu ka deklaruar në Prizren, Agim Shahini, kryetari i Alenacës Kosovare të Biznesit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Gjatë një hulumtimi që AKB, ka bërë pas aplikimit të taksës 100 % ndaj Serbisë e Bosnjës, në periudhën 21 nëntor deri 5 dhjetor 2018 dhe ndikimin e saj në ekonominë kosovare, del se përderisa është rritur prodhimtaria vendore, është vërejtur rënia e konsumit te produkteve nga këto vende.

“Për Serbinë më e rëndë është taksa se sa formimi i ushtrisë së Kosovës, dhe kjo u pa edhe në KS të OKB-së”, ka thënë Shahini.

Sipas tij, nga hulumtimi që është bërë del se 8.200 punëtorë në Serbi tashmë rrezikojnë të shkojnë në pushim pa pagesë, 2 mijë maune kanë mbet pa qarkullim në Kosovë, ndërsa ka pasur humbje në derivate rreth 1. 3 milion euro. “Mendoj që armën me të fuqishme që ka pas Kosova është duke shfrytëzuar”, ka thënë ai.

Nga hulumtimi  ka dalë se pas aplikimit të taksës, vetëm 1% janë rritur çmimet në Kosovë. Në këtë u tha se ka ndikuar edhe rritja e kostos së transportit nga vendet më të largëta se Serbia e Bosnja.

Liman Asallani, koordinator i Zyrës së AKB-së në Prizren, ndërkaq tha se Kosovës nuk i duhet bashkimi i kufirit me Shqipërinë se sa i prodhimit. “Pse duhet ta marrim “Coca-colen nga Zemuni e jo nga Tirana”, ka pyetur ai./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.