18-05-2024

Shala, futbollistja e Lirisë që i shënoi 35 gola

Futbolli i femrave në Kosovë gjithnjë e më shumë po zgjon interesim. Për këtë arsye edhe përkushtimi i futbollistëve është më i madh, teksa nuk mungojnë as talentet e këtij sporti.

Një e tillë është Jehona Shala. Futbollistja e Lirisë është nga më të mirat në Kosovë dhe dëshmi për këtë janë edhe golat e shënuara.

Brenda vitit kalendarik 2018, Shala ka arritur të realizojë 35 gola duke bërë që edhe skuadra e saj, Liria të ketë sukseset e veta.

“Jam në formë mjaft të mirë dhe kjo falë punës që po bënë trajneri me ne. Dua të vazhdoj kështu dhe nuk dua të lejoj të kem vetëkënaqësi. Jam e lumtur që po e ndihmoj skuadrën me golat e shënuar, ekipi këtë stinor ka pasur rezultate më të mira dhe jemi në pozitën e 5-të. Për këtë sukses duhet falënderuar bashkëlojtaret e mia dhe trajnerin Rexhep Gaxholli, pasi që pa ta do të ishte e pamundur arritja e këtyre rezultateve, por edhe formës time”, tha Shala për Gazetasheshi.com.

Shala është edhe reprezantuese e Përfaqësueses së Kosovës.

Duke qenë se është pjesë e suksesve personale dhe me klubin e saj, 17-vjeçarja pritet të jetë në listën e FFK-së për lauratetët e vitit 2018./Gazetasheshi.com.

Fotografia e Jehona Shala

Asnjë koment

Comments are closed.