26-04-2024

Shani Pnishi nga Hasi nderohet me titullin ‘Ambasador i Kombit’ në Kanada

Repubilka e Shqipërisë i dha titullin ”Ambasador i Kombit” poetit e publicistit Shani Pnishi nga Hasi, por që tashmë jeton e vepron në Kanada.

“Në një ceremoni organizuar nga Ambasada Shqiptare në Ottawa, Kanada, m’u dorëzua titulli “Ambasador i Kombit”. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur në çdo hap, veçanërisht gruan time Albana Hisenaj-Pnishi dhe bashkëpunëtorët e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit”, ka shkruar Pnishi.

Fotografia e Shani Pnishi

Shani Pnishi u lind në Demjan të Hasit të Gjakovës. Studioi Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe më pas Shkenca Politike në McMaster University në Hamilton të Kanadasë. Pnishi merret me poezi dhe publicistikë. Ka të botuar dy libra me poezi: “99” dhe së fundmi librin “Këtu dhe atje”. Ai po ashtu është pjesë e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit dhe mjaft aktiv në jetën kulturore shqiptare në Kanada.

Asnjë koment

Comments are closed.