12-08-2026

Shaqir Totaj i jep tender mbi 98 mijë euro Edon Canës, ish-kandidatit të PDK-së për kryetar dhe deputet

100 mijë euro mund të kushtojnë këshillat në Kosovë, po qe se janë të vlefshme, posaçërisht nëse ato vijnë nga bashkëpartiakë.

Kaq është vlerësuar tenderi për konsulencë që Komuna e Prizrenit e udhëhequr nga Shaqir Totaj i PDK-së, ia ka dhënë Edon Canës, ish kandidat i PDK-së për kryetar të Rahovecit e ish kandidatit për deputet nga kjo parti.

Kontrata thotë se Cana, do të jetë këshilltar për Investime Strategjike, dhe koordinim të projekteve në drejtorinë e Administratës.

Canës përvec tenderit, Totaj i kishte dhënë mbështetje gjatë fushatës për deputet, por kjo nuk kishte mjaftuar që i njëjti të siguronte ulëse në Kuvend.

Cana nuk ia kishte dalë as të bëhet Kryetar Komune i Rahovecit në 2025-tën kur u kandidua nga PDK-ja.

Megjithatë tenderin 98 mijë eurosh, pranon se e ka marrë, veçse mohon të ketë pasur ndikim politik, pasi sic deklaron për VOX-in, perzgjedhja ishte meritore.

“Është ekspertiza, është historia jem. Unë i kam koordinu 1.2 miliard euro në emër të Qeverisë, janë projekte që sot kanë lënë gjurmë, në krejt Kosovën. Ka edhe projekte tjera, në Prziren për shembull, për Komunën e Prizrenit, i kena siguru kamionët për mbeturina, kantat e vërllogut. Sot nëpër Prizren shëtiten ato kamiona që i kam siguru në atë kohë… Po më vjen keq që po politizohet kjo… Për mu puna primare është me u marrë me sigurimin e fondeve qysh aty kërkohet  e jo me u marrë me politikë”, i tha Cana, VOX-it.

Edon Cana që është kunat i Vlora Çitakut, ka shërbyer më herët si ish-konsull i Kosovës në Strasburg e ish ambassador në Bullgari./Vox Kosova

Asnjë koment

Comments are closed.