Shaqir Totaj mban konferencë shtypi pas shkarkimit të drejtorëve të shkollave nga Haskuka
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka paralajmëruar se sot do të mbajë konferencë për medie, ku do të flas lidhur shkarkimet e fundit të drejtorëve të shkollave, nga ana e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.
Haskuka ka ndërruar disa zëvendësdrejtorë dhe shumicën e drejtorëve të shkollave, ndërsa në vend të tyre ka preferuar që pa konkurs të emërojë disa mësimdhënës, disa prej të cilëve nuk kanë as trajnimin për menaxher shkolle.
Konferenca e Totajt mbahet në zyrat e degës së PDK-së në Prizren, në orën 11:00. /GazetaePrizrenit.net/