20-04-2024

Shaqir Totaj pranon se ka bisedime për t’u bër ministër

Shaqir Totaj, ish- kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së në Prizren, pranon se ka bisedime për t’u bër ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Kemi pasur bisedime në këtë drejtim, por ende nuk ka diçka më konkrete”, ka thënë ai për “Gazetën e Prizrenit”

Totaj ka thënë se është i gatshëm ta marrë këtë pozitë, të cilën aktualisht e mban Besim Beqaj, po ashtu nga radhët e subjektit të tij. PDK tashmë është duke e shqyrtuar mundësinë që ministrin Beqaj ta shkarkojë nga puna, pas aktakuzës që iu ngrit atij në rastin e njohur si ‘Pronto’.

 

Beqaj ka reaguar pas aktakuzës ndaj akuzës.

Asnjë koment

Comments are closed.