17-05-2024

Shaqiri kërkon titullin e kampionit me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar formë të mirë me Liverpoolin, në sezonin e tij të parë me “Të Kuqtë”.

Shaqiri ka paralajmëruar rivalin për titull të kampionit Manchester Cityn, se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për ta fituar titullin këtë sezon.

“Ne do të jemi aty deri në fund. Nuk do ta shikojmë Man Cityn, ne duhet ta shohim vetveten dhe të provojmë që të dhurojmë paraqitje të mira në fushë dhe të fitojmë ndeshje. Kjo është më e rëndësishmja”, deklaroi Shaqiri, transmeton KTV.

Liverpooli gjendet në pozitën e dytë në Premierligë, me 33 pikë të tubuara, dy më pak se Manchester City që është lider.

Asnjë koment

Comments are closed.