22-11-2024

Shitësit në trotuar, kalimtarët në rrugë në “Bazhdarhane” të Prizrenit (FOTO)

Jo vetëm shoferët, por edhe këmbësorët që kalojnë në rrugën “Flamuri”, që nis nga rrethrrotullimi në lagjen “Bazhdarhane” për në “Petrovë” dhe gjimnazin “Loyola”, shpesh ballafaqohen me pritje e bllokim rruge, në pjesën e hyrje-daljes nga lagjja Bazhdarhane.

Për shkak të ndalesës së automjeteve, tek një market dhe ekspozimit e shitjes në trotuar, aty krijohen edhe tollovi, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo gjendje në këtë rrugë mjaft të frekuentuar, që pos tjerash lidh edhe dy transitet, të riun e të vjetrin është prej kohësh, por nuk shihet ndonjë intervenim nga inspektorët e Komunës së Prizrenit.

Në ditët me diell, sidomos pasdite, shitësit ambulantorë madje hapin edhe çadrat në trotuar, duke bërë që këmbësorët të lëviznin nëpër asfalt.

Pavarësisht se prizrenasit pagujanë taksat, hapësirat e tyre i kanë të zaptuara. Shpesherë në rrugë krijohet kaos mes kalimtarëve dhe shoferëve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Padyshim që komuna duhet të krijojë kushte të mira për tregti edhe në këtë pjesë, por a duhet lejuar shitjen nëpër rrugët e qytetit?

Përpos mungesës së kushteve të parapara, shitja kësisoj ndikon edhe në nivelin e higjienës në këtë pjesë.

Banorët e kësaj pjese shpesh shtrojnë pyetjen nëse duhet lejuar kjo gjendje?! /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Dorëzohet kryetari Mytaher Haskuka

 

Asnjë koment

Comments are closed.