02-05-2024

Shkollat e Malishevës filluan garat e kreativitetit

Në Komunën e Malishevës, sot kanë filluar garat në mes të shkollave, në kuadër të programit nacional për mbajtjen e garave të kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.

Në hapjen e garave në mes të shkollave të Komunës së Malishevës, mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i cili i uroi të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen në gara. Koordinatore e garave në nivel komunal, është zyrtarja e DAE-së, Shyhrete Morina-Sertolli.

“Uroj që të arrini rezultate të mira, dhe pas kësaj, të përfaqësoni Komunën e Malishevës, në nivel vendi në mënyrën më të mirë, dhe unë besoj se rezultatet nuk do të mungojnë dhe do të tregojmë rezultate edhe në nivel vendi”, tha drejtori Thaçi, me rastin e hapjes së garave.

Në garat shkollore në nivel komunal po marrin pjesë të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, të cilët do ta paraqesin kreativitetin e tyre në fushat e kulturës dhe mendimit kritik./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.