19-04-2024

Hajnat e vjedhin komplet bankomatin (video)

Policia në provincën Londonderry është vënë në kërkim të një bande që vodhi, brenda disa minutash, një bankomat bashkë me paratë që mbante brenda.Nga pamjet e marra prej kamerave të sigurisë, hajdutët mund të shihen ndërsa kalojnë një portë sigurie dhe nisin të prishin murin e biznesit ku ishte vendosur bankomati.

Për të realizuar vjedhjen, në vendin e shënjestruar ndodhej një automjet Citroen Berlingo si dhe një eskavator.

Raportohet se vjedhja u realizua në orët e para të mëngjesit të 7 prillit.

Gjatë grabitjes, që zgjati gati 4 minuta, personat e maskuar arritën që ta shkulnin bankomatin nga muri dhe më pas e ngarkuan sipër makinës.

Pasi e vunë ATM-në sipër çatisë së automjetit, grabitësit u larguan duke e lënë gërmuesin e vjedhur në vendin e ngjarjes.

Ky është rasti i tetë i vjedhjeve të bankomateve për vitin 2019 në të dyja krahët e kufirit britanik./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.