02-05-2024

Babë e bir e kanosin me armë një person në tregun e Rahovecit

Një person (shqiptar) ka njoftuar organet e sigurisë në Rahovec se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, në tregun e gjelbër, është kanosur me armë nga dy të dyshuarit babë e bir të cilët më pas janë larguar.

Sipas Policisë, për këtë dje është ndaluar dhe arrestuar një i dyshuar e më pas është vetëdorëzuar edhe i dyshuari tjetër i cili ka pranuar se ka kryer veprën, shkruan “GazetaePrizrenit.net”

“Ai ka dorëzuar edhe armën, revole e llojit “TT”, një karikator me 5 (pesë) fishekë kal.7.62mm, e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe është konfiskuar nga Policia”, transmeton

Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë kal. 7.62 mm. Nuk raportohet për të lënduar

Me vendimin e prokurorit, një i dyshuar pas intervistonit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.