Shkon në QKUK pasi plagoset me armë zjarri në Suharekë

Policia raporton se në Suharekë dje katër persona janë shoqëruar në stacion policor pasi që dyshohet se njëri nga ta ka plagosur me armë zjarri një person.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”.

“Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregull”, thuhet në raportin e Policisë.