26-11-2024

Shpallet konkurs i brendshëm për 10 pozita për gjyqtarë të Gjykatës Komerciale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 289-të, të mbajtur të enjten, ka shpallur konkurs të brendshëm për 10 pozita për gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Nga këto 10 pozita,  shtatë prej tyre do të jenë pozita për dhomën e shkallës së parë, ndërsa tri të tjera për dhomën e shkallës së dytë të kësaj gjykate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij konkursi, nga10 pozitat e shpallura, dy nga to për secilin nivel do të jenë pozita të rezervuara për komunistin serb.

Këshilli ka themeluar edhe Panelin për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidateve, i përbërë nga kryetari i Gjykatës Supreme/kryetar i panelit, Enver Peci, anëtari i KGJK-së Fahret Velija, anëtarja e KGJK-së/anëtarja e panelit Drita Rexhaj,  anëtarja e KGJK-së/anëtarja e panelit, Teuta Ibrahimi dhe gjyqtari i Gjykatës se Apelit/anëtari i panelit, Afrim Shala. zëvendëskryesuesi i KGJK-së/anëtar rezervë i panelit, Qerim Ademaj.

Ndryshe, Këshilli në këtë takim ka zgjedhur 7 gjyqtarë për dhomën e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

Asnjë koment

Comments are closed.