Shpërndahen 250 pako ushqimore për familjet në nevojë të Suharekës
Aksion humanitar në komunën e Suharekës.
Shoqata Humanitare “Duart e Bamirësisë” nga Kuvajti, shpërndau 250 pako ushqimore për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit.
Shpërndarja u bë tek parku i qytetit në Suharekë, ku pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës Bali Muharremaj. “Komuna do të jetë pranë atyre që kanë nevojë dhe se aksione të tilla janë të mirëseardhura dhe se do të vazhdojmë të gjejmë donatorë të tillë në mbështetje të familjeve në nevojë”, ka thënë ai, thuhet në njoftimin e komunës.
Organizimi i kësaj ngjarje u bë nga Drejtoria e Shëndetësisë, konkretisht nga Qendra për Punë Sociale, në Suharekë.