Shtëpi e re për veteranin e luftës Salih Hazrolli

Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Salih Hazrolli, nga Banja e Malishevës. Në ceremoni morën pjesë, kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryearti i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, kreytari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe veteran luftëtar të UÇK-së nga Banja.

“Ne si shoqatë e kemi për obligim të kujdesemi për veteranët, përfshi edhe sigurimin e strehimit apo banimit për veteranët, brenda mundësive që kemi si shoqatë. E falënderoj edhe Komunën e Malishevës, për ndihmën e dhënë për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje të veteranit, ndërsa familjes i uroj ta gëzoj shtëpinë e re”, tha mes tjerash, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Në njoftimin e komunës së Malishevës, thuhet se kryetari Begaj ka falënderuar OVL të UÇK-së, për iniciativën dhe për ndërtimin e shtëpisë për Hazrollin dhe uroj që kjo familje ta gëzoj shtëpinë.

Përndryshe, shtëpia për veteranin e luftës së UÇK-së, është ndërtuar sipas standardeve për banim dhe jetë normale, në bashkëpunim dhe bashkëfinancim, mes OVL të UÇK-së dhe Komunës së Malishevës.