Shteti lejon shitjen e fishekzjarreve në 12 ditët e fundit të vitit
Shteti ka vendosur që të lejohet shitja dhe përdorimi i fishekzjarreve në 12 ditët e fundit të vitit 2021.
Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi sot se shitja e fishekzjarreve është e lejuar nga data 19 deri më 31 dhjetor.
Por, MPB-ja ka bërë apel që të mos festohen festat e fundvitit me armë zjarri.
“Festo me zemër, jo me armë”, thuhet në mbishkrimin e kampanjës së nisur nga MPB-ja.
