Shtrëngatat me shi do të jenë edhe këtë javë
Sipas meteorologëve, moti deri në fund të javës do të jetë kryesisht i vranët. Nga mesi i javës sërish parashihen shtrëngata me shi.
Sot paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Të enjten- Mot pjesërisht i vranët. Pasdite reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
Të premten – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite me shtrëngata me shi.
Në fillim të javës, temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare, e më pas do të pësojë një rënie të këtyre vlerave. Minimalet do të sillen nga 12 C deri në 16 C, e ato maksimale në fillim të javës do të rriten deri në 30 C, e më pas do të zbresin në 25 C.