26-04-2024

Shtrenjtohet pak nafta, këto janë çmimet e karburanteve sot

Nafta do të jetë më e shtrenjtë për 1 cent se dje, derisa benzina është liruar për 1 cent.

Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimet tavan të karburanteve, lajmërohet se nafta për 24 orë do të jetë 1.75 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.66 euro për litër ose 1 cent më lirë se një ditë më parë.

Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i gazit mbetet 0.78 euro për litër.

Çmimet vlejnë deri të dielën në orën 10:00.

Asnjë koment

Comments are closed.