Shtylla e rrëzuar, shqetësim për banorët e Kabashit të Hasit
Një shtyllë elektrike e rrëzuar në tokë në fshatin Kabash të Hasit, ka bërë që disa banorë të shqetësohen.
Një banor i këtij fshati na ka dërguar foton e shtyllës duke u ankuar se ekipet e KEDS-it nuk kanë shkuar për ta riparuar.
Sipas tij kjo shtyllë është në këtë gjendje rreth 50 ditë.
Gjithashtu kjo shtyllë është pranë rrugës ku fëmijët shkojnë në shkollë dhe si e tillë shpreh shqetësim për këta banorë./tvpz