26-04-2024

Si duhet të urohet saktë Bajrami?

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Bajramin. Një urim i zakonshëm për njëri-tjetrin është karakteristikë e kësaj feste.

Gjuhëtarët këshillojnë që nesër besimtarët ta urojnë njëri-tjetrin në shqip.

Faqja “VËREJTJE DHE RREGULLA GRAMATIKORE” ka shkruar në Facebook se si duhet të bëhet urimi.

Lexo edhe:

Në Prizren, ku zona e ish-fabrikave u shndërrua në markete apo ndërtesa banesore

“Kur të urojmë nesër, le të urojmë shqip! Le të themi “Bajrami i Fitrit” dhe jo sipas sintaksës turke “Fitër Bajrami”! Le të urojmë: “Gëzuar Bajramin!”, “Urime për Bajramin!”, ose edhe “Përhajr Bajrami!””, shkruhet në këtë faqe.

Si nuk duhet të urohet ‘kurrsesi’?

“Por, kurrsesi jo “Urime Bajrami!” dhe jo “Urime Bajramin!”! Për një “për” të mos e prishim Ramazanin!”, shkruhet në këtë faqe.

/GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.