Si e “propozoi” Glauk Konjufca Vjosa Osmanin për Presidente dhe ndezi “flakën” brenda LDK-së
Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga seanca konstituive, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se për partinë e tij Vjosa Osmani do të ishte e pranueshme për postin e presidentit të Kosovës.
Konjfuca u shpreh se për Vetëvendosjen nuk ka kurrfarë problemi nëse Vjosa Osmani propozohet si emër nga radhët e LDK-së për presidente të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kjo deklaratë nxiti reagime në LDK. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu Lëvizja Vetëvendosja nuk ka të drejtë në asnjë moment që ta përcaktojë se kush do të jetë president i vendit nga radhët e LDK-së.
Veliu deklaratën e Konjufcës e quajti të pamençur dhe ndërhyrje në politikat e brendshme të LDK-së.
Ndërkohë partia e Albin Kurtit sot do të mbajë mbledhje të Grupit parlamentar.
Burime të Reporteri.net brenda GP të VV-së kanë bërë të ditur se takimi do të fillon nga ora 14:00. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Mustafa dhe Kurti do të takohen sot për të vazhduar përpjekjet për arritjen e një marrëveshje për koalicionin qeverisës. /Reporteri.net