02-11-2024

Sigurohen paratë për gjobën e FIFA-s ndaj Xhakës, Shaqirit e Lichtsteinerit

Për më pak se 24 orë janë mbledhur paratë për të paguar gjobën ndaj Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit.

Me iniciativën e nisur parmbrëmë nga shqiptari që jeton në New York, Rilind Reka, mbrëmë ka përfunduar donacioni ku janë tubuar 25124 dollarë.

Reka ka bërë thirrje që të ndalen donacionet, pasi është grumbulluar shuma e nevojshme e parave.

Tani pritet që Federata e Futbollit të Zvicrës të jep një përgjigje se a do ta pranojë këtë donacion, apo këto para do të shpenzohen për aktivitete bamirësie, ashtu siç ishte planifikuar, në rast se nuk i pranojnë paratë për të shlyer gjobën e dhënë nga FIFA me para ndaj tre përfaqësuesve të Zvicrës.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar nga FIFA me nga 10000 franga gjobë, kurse kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, është dënuar me 5000 franga, për shkak se pas shënimit të golave të dy shqiptarëve ndaj Serbisë, festuan me shqiponjë./koha.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.