24-04-2024

Skandal brenda Policisë: Rreshteri rrah zyrtaren policore, IPK jep detaje

Një skandal ka ndodhur brenda Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione se një zyrtar policor ka kryer veprën penale të kanosjes dhe të lëndimit të rëndë trupor.

Sipas IPK-së besohet se zyrtari policor me gradën rreshter jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në dy veprat penale.Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndaj rreshterit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë më dyshimin se ka kryer veprat e lartcekura penale dhe është suspenduar nga puna.

Ky është njoftimi i plotë:

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe kanosjePrishtinë/Pejë , 16 Maj 2022
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Asnjë koment

Comments are closed.