22-11-2024

Sot dhe nesër ditët më të nxehta

Temperaturat e larta kanë arritur edhe në Kosovë. Meteorologët parashikojnë se e mërkura dhe e enjtja do jenë ndër ditët më të nxehta, temperaturat do arrijnë 34 gradë celsius.

Mjekët japin këshilla se si të tejkalojmë këtë gjendje. Basri Lenjani, drejtor në Emergjencë këshillon që nga ora 11:00 deri në 17:00, fare mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit, sidomos personat me probleme shëndetësore, meqë gjendja e tyre mund të përkeqësohet.

Thotë se duhet të përdoren sa më shumë lëngje, sidomos një ose 2 litra në ditë dhe duhet konsumuar ushqime me karbohidrate dhe vitamina dhe sa më pak ushqime që përmbajnë yndyrë.

Për të përballuar më lehtë të nxehtit, rekomandohen veshje me ngjyra të hapura, meqë e mbyllta akumulon të nxehtit.

Në disa pjesë të vendit, sot edhe mund të ketë vranësira.

Ndërkohë, të premten do të jetë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15 C deri në 17 C, e maksimalet nga 30C deri në 32C./KosovaPress

 

Asnjë koment

Comments are closed.