27-04-2024

Sot fillojnë reduktimet e rrymës

KEDS ka njoftuar se nga dita e sotme do të fillojnë reduktimet e energjisë elektrike në vend.

Gjashtë orë me rrymë e dy orë pa rrymë, do të jenë reduktimet e parapara të fillojnë nga ora 8 e mëngjesit të sotëm.

Sipas KEDS, deri të një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e pamundësisë për të blerë energji elektrike nga jashtë, për shkak të rritjes së çmimit.

“Deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të cmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi” thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.