Sot hapet panairi i librit “Prizreni 2018”
Sot hapet panairi i librit “Prizreni 2018”, i cili do të jetë i hapur deri më 22 korrik, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Ky është edicioni i 10-të jubilar që mbahet në Prizren, ndërsa organizohet nga Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale (IKKS),.
Sipas Ditar Kabashit, përgjegjës për panairin, aktivitetet e parapara do të jenë edhe mbrëmjet, në të cilat do të ketë programe letrare në ambient të hapur në qendër të qytetit në kejin e Shatërvanit, ku janë të ftuar autorë të ndryshëm.
Panairi i librit ” Prizreni 2018 “,zyrtarisht hapet në mbrëmje.