Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës
Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e sotme, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar pritet të arrijë në 32°C ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.


