Sot mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal (KK) për sivjet, në të cilën pos tjerash parashihet plotësim-ndryshimi i vendimit të Kuvendit, të marrë më 28 shtator 2018, me qëllim që vendimi për ndërtimin e bustit të Skënderbeut të ndërrohet me vendim për ndërtim të shtatores së Skënderbeut, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Ndër tjera anëtarët e KK-së, do të shqyrtojnë edhe këto pika të rendit të ditës:
-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin dhe emërimin e komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve shesheve dhe lagjeve të qytetit;
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit;
-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e destinimit të tokës ndërtimore sipas Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Prizrenit;
-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për rregullimin e kompensimit me marrëveshje të tokës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe pronarëve të tokave;
-Informatë rreth Kontestit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe N.Sh.T. “Malik Impex”
Po ashtu do të shqyrtohet edhe pika për propozim-vendimin për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit” të ndjerit dr. Halil Berisha dhe ndarjen e dekoratave me çmimin “Remzi Ademaj” për 13 dëshmorët nga rajoni i Prizrenit të cilët kanë kontribuar në luftën për liri të UÇK-së.
Mbledha nis në orën 10:00, në selinë e KK-së, të njohur si “Shtëpia e Bardhë”./GazetaePrizrenit.net/